Llapi ka fituar në udhëtim te Arbëria me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Kosovës.
Klubi llapjan ka marrë një fitore të madhe ndaj klubit nga Dobraja duke arritur për herë të parë dy fitore radhazi këtë sezon.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 30-të dhe ishte Elvis Prenci, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Kastriot Selmani (39’) shënoi për 0-2 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që arritën të shënojnë.
Arbëria u kthye në lojë në minutën e 59-të me anë të Labinot Ibrahimit, i cili shënoi për 1-2.
Megjithatë, vendasit e patën të pamundur të pasi mbeten me një lojtarë më pak nga minuta e 78-të kur Çlirim Avdulli u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve dhe me rezultat 1-2 u mbyll ndeshja.
Pas kësaj fitore, Llapi e sheh veten në pozitën e nëntë me 17 pikë, ndërsa Arbëria e gjashta me 20 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, llapjanët e presin Feronikelin, ndërsa Arbëria udhëton te Drita. /Telegrafi/