Site icon Telegrafi

Llapi merr fitoren e tretë radhazi, mposht në udhëtim Dukagjinin

Llapi ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim te Dukagjini në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Batatinës ka vazhduar formën e lartë në sezonin pranveror duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi në tri ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabarta nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por vetëm mysafirët gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën 12-të me anë të Festim Alidema, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Francisco Rivera.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan ta gjejnë golin e barazimit, por mysafirët arritën ta menaxhojnë mirë epërsinë dhe në fund morën tri pikë të mëdha.

Pas kësaj fitore, Llapi ngjitet në pozitën e katërt me 29 pikë, ndërsa Dukagjini zë vendin e gjashtë me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Dukagjini udhëton te Ballkani, teksa Llapi e pret Prishtinën. /Telegrafi/

Exit mobile version