Telegrafi

Llapi merr fitoren e parë në Superligë, triumfon me rezultat të pastër ndaj Arbërisë

Llapi ka marrë fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Është dashur të pritet java e tetë në Superligë për të shijuar fitoren e parë llapjanët.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Arbërisë.

Vetëm pas 12 minutave lojë vendasit kaluan në epërsi kur Valmir Veliu fitoi një penallti.

E nga pika e bardhë i saktë u tregua Mentor Zhdrella që shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Llapi gjeti edhe golin e dytë në ndeshje, kur shënoi sulmuesi Ahmed Januzi për 2-0.

Me këtë fitore Llapi largohet nga pozita e fundit në tabelë dhe tani ka pesë pikë.

Në anën tjetër Arbëria mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë të tubuara pas tetë javëve. /Telegrafi/