Llapi ka marrë fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Është dashur të pritet java e tetë në Superligë për të shijuar fitoren e parë llapjanët.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Arbërisë.
Vetëm pas 12 minutave lojë vendasit kaluan në epërsi kur Valmir Veliu fitoi një penallti.
E nga pika e bardhë i saktë u tregua Mentor Zhdrella që shënoi për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Llapi gjeti edhe golin e dytë në ndeshje, kur shënoi sulmuesi Ahmed Januzi për 2-0.
Me këtë fitore Llapi largohet nga pozita e fundit në tabelë dhe tani ka pesë pikë.
Në anën tjetër Arbëria mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë të tubuara pas tetë javëve. /Telegrafi/