Llapi ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së 22-të në BKT Superligën e Kosovës.
Pas vetëm 28 minutash lojë, llapjanët kaluan në epërsi me golin e Valmir Veliut, që edhe këndelli skuadrën e tij.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Veliu doli edhe një herë në listën e realizatorëve, me golin e shënuar në minutën e 43-të.
Në 45 minutat e dytë, sërish ishte Llapi që dominonte, mirëpo mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Benjamin Emini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të.
Mirëpo, ky karton i kuq nuk i ndaloi ata që të shënonin edhe golin e tretë me anë të Arbnor Ramadanit (83′).
Pas javës së 22-të, Llapi gjendet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Malisheva në të shtatin me 23 sosh. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore LiveScore