Site icon Telegrafi

Llapi kthehet te fitorja, mposht Besën

Llapi ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Besës në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina i është kthyer fitores duke shfrytëzuar terrenin vendas për të mposhtur ekipin pejan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë dhe ishte Valmir Veliu, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa shpejt erdhi edhe goli tjetër me anë të Engjëll Hotit (10’) që shënoi për 2-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Llapit që pati më shumë nga loja dhe rrezikoi disa herë.

Vendasit gjetën golin përsëri në minutën e 54-të me anë të një goditje të fuqishme nga Arbnor Ramadani, por edhe pse topi e kaloi vijën, gjyqtarët nuk e pranuan këtë gol

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste, por ndeshja u mbyll me rezultatin e pesës së parë 2-0.

Pas kësaj fitore, Llapi e sheh veten në pozitën e nëntë me 14 pikë, ndërsa Besa e 10-ta me vetëm gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Llapi udhëton te Arbëria, ndërsa Besa luan në udhëtim te Feronikeli. /Telegrafi/

Exit mobile version