Site icon Telegrafi

Llapi kthehet te fitoret, triumfon me rezultat minimal ndaj Drenicës

Llapi është rikthyer te fitoret pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Ipko Superligë.

Skuadra e Tahir Batatinës ka triumfuar në stadiumin Zahir Pajaziti me rezultat minimal 1-0 ndaj Drenicës.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit që vetëm pas 10 minutave lojë gjetën golin e epërsisë.

Ishte kapiteni Mentor Zhdrella që shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Mrgim Pefqeli.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa e dytë prodhoi disa raste të mira shënimi, por që në fund rrjetat mbetën të paprekura.

Kësisoj Llapi u rikthye te fitoret pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Me këtë fitore Llapi ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara, derisa Drenica është e shtata me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës Llapi do të luaj me liderin aktual të Superligës, Ballkanin.

Ndërkohë Drenica do të jetë nikoqire e skuadrës fqinje Trepça ’89. /Telegrafi/

Exit mobile version