Besa do të jetë nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.
Pejanët thuajse janë përshëndetur nga elita e futbollit kosovar, derisa llapjanët duan tri pikë për t’iu larguar zonës së rrezikshme.
Në pesë ndeshjet e fundit Besa ka katër humbje dhe një barazim, derisa Llapi ka dy fitore, dy disfata dhe një barazim.
Këto dy skuadra këtë edicion janë përballur dy herë mes vete, ku ndeshja në Brestovik përfundoi 2-2, derisa në Podujevë, Llapi fitoi 2-0.
Formacionet zyrtare:
Besa: Kolaj, Ajdini, Salihu, Tahiri, Sheqerolli, Halili, Idrizi, Ethmane, Syla, Brruti, Xhaka.
Llapi: Coric, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Haliti,Hoti, Sadriu, Ar.Ramadani, Januzi.
/Telegrafi/