Telegrafi

Llapi kërkon të rikthehet te fitoret, Dukagjini për befasi – formacionet zyrtare

Llapi pret Dukagjinin në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës ka tri ndeshje pa fitore në elitë dhe ka mbetur 10 pikë mbrapa liderit Ballkanit.

Në anën tjetër Dukagjini nuk di për disfatë në katër sfidat e fundit, duke marrë tetë pikë.

Llapjanët kërkojnë të rikthehet te fitoret sot, derisa Dukagjini ka udhëtuar për të shkaktuar befasi në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Neto, Peposhi, Jashari, Krasniqi, Ramadani, Shabani, Fazliu, Veliu, Alidema, Firmino.

Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Dallku, Hasanaj, Hugo, Shabani, Carioca, Gashi, Merlaku, Januzi.

/Telegrafi/