Llapi ka barazuar 3-3 me Trepçë ’89 në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndihmëstrajneri i Llapit, Fidaim Haxhiu deklaroi pas ndeshjes e pika e fituar ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë ishte shumë e suksesshme.
Ai e zëvendëosi trajnerin Tahir Batatina, pasi mungoi shkaku i rastit të vdekjes në familjen Batatina.
Haxhiu tha se ata kanë pasur një javë të rëndë, duke ditur për rastin që ishte në familjen Batatina.
Sa i përket ndeshjes, ndihmëstrajneri ka thënë se ata ishin këmbëngulës për pikët e plota, mirëpo nuk ia dolën në fund.
Ata u ndanin të kënaqur edhe me një pikë, derisa vazhdojnë të luftojnë për kreun e tabelës. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore