Telegrafi

Llapi u kthehet fitoreve, e mund Vllazninë në shtëpi

Llapi ka fituar në shtëpi ndaj Vllaznisë së Pozhoranit, pas plot katër ndeshjeve me rezultat 2-0. 

Pjesa e parë në këtë takim ishte e baraspeshuar me dominim kryesisht të vendasve.

Të motivuar nga tifozët, Llapi dominoi sfidën dhe pas tri minutash lojë arriti të ketë një rast ideal, të cilin nuk e shfrytëzoi.

Me rezultat 0-0 edhe përfundoi pjesa e parë e këtij takimi.

Në pjesën e dytë, vendasit edhe më shumë insistuan dhe gjetën golin.

Jashari në minutën e 76-të shënoi për 1-0 dhe epërsinë skuadrës vendase.

Edon Zeqiri shënoi për rezultatin 2-0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Me këtë fitore, Llapi është në pozitën e pestë me 37 pikë, gjashtë më pak se Prishtina që ka kryesimin. /Telegrafi/