Telegrafi

Llapi fiton me vështirësi ndaj Malishevës

Llapi ka fituar me vështirësi ndaj Malishevës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Batatinës ka vazhduar serinë pozitive duke marrë fitoren e dytë nga tri ndeshje, teksa ka edhe një barazim në udhëtim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por pa shumë raste për gol dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, mysafirët patën më shumë raste dhe ishin më kërkues, por vetëm vendasit gjeten golin.

Goli i vetëm dhe i fitores për Llapin erdhi në minutën e 79-të me anë të mesfushorit Francsico Rivera, i cili shënoi për 1-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

 

Pas kësaj fitore, Llapi e sheh veten në pozitën e pestë me 36 pikë, ndërsa Malisheva renditet e shtata me 29 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, llapjanët e presin Drenicën, ndërsa malishevasit udhëtojnë te Ballkani. /Telegrafi/