Llapi ka marrë fitore shumë të rëndësishme në luftën për titull të kampionit, pasi ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat të ngushtë 2-1.
Vetëm pas shtatë minutash lojë, vendasit fituan penallti dhe klinasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi Besir Iseni u ndëshkua me karton të kuq.
Muhamet Hyseni ishte i saktë nga pika e bardhë duke realizuar për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Muhamet Hyseni realizoi sërish, kësaj radhe pas një asistimi fantastik nga Arbnor Ramadani për 2-0 në minutën e 57-të.
Krejt çfarë bëri skuadra mysafire ishte goli i nderit në minutën e fundit kur realizoi Hugo nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-1.
Llapi vazhdon të jetë në pozitën e dytë në tabelë me 40 pikë, vetëm katër më pak se lideri Ballkani.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e zhvillon në udhëtim te Fushë Kosova, derisa Dukagjini para adhuruesve të vet pret Lirinë. /Telegrafi/