Telegrafi

Llapi fiton me shumë vështirësi ndaj Flamurtarit

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Llapi e ka mposhtur Flamurtarin 1-0 në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Qysh në minutën e gjashtë, mysafirët rrezikuan portën e llapjanëve me anë të Shalës, por goditja e tij ishte e dobët.

Më pas Llapi u këndell dhe arriti të rrezikonte portën e Flamurtarit me anë të Raboshtës (12’) që gjuajti me kokë, por Nika shpëtoi gol të sigurt.

GOOOOOOOL ⚽️ | KASTRIOT SELMANI 59'KF Llapi – KF Flamurtari 1:0

Publiée par K.F. Llapi sur Lundi 13 juillet 2020

Momenti kryesor i këtij takimi erdhi në minutën e 59-të kur Katriot Selmani kaloi Llapin në epërsi.

Flamurtari në minutat e mbetur tentoi që të merrte së paku një pikë, mirëpo nuk ia doli.

Pas javës së 30-të, Llapi gjendet në vendin e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Flamurtari me dy më pak në pozitën e shtatë. /Telegrafi/