Telegrafi

Llapi fiton me lehtësi ndaj Flamurtarit

Llapi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Flamurtarit në ‘Xhemail Ibishi’ me rezultat

Llapi e nisi shumë mirë takimin duke arritur të shënojë dy herë në minutat e parë të ndeshjes.

Mërgim Pefqeli e hapi serinë e golave në minutën e 13-të me një gjuajtje me kokë pas harkimit të Mentor Zhdrellës (1-0).

Vetëm pas një minute Mentor Zhdrella shënon pasi pranoi një top në zonë dhe me qetësi realizon për 2-0.

Dilemën e fituesit e mbylli, Blendi Memaj në kohën shtësë të pjesës së parë pas një goditje me kokë (3-0).

Flamurtari u mundua të kthehet në lojë në fillimin e pjesës së dytë pas një goli të Angel Granchov (3-1).

Memaj ishte në formë dhe e realizoi golin e dytë në minutën e 65-të.

Krejt në fund Granchov në tentim për ta larguar topin nga zona, shënon në portën e tij për 5-1.

Llapi me këtë fitore kalon në pozitën e katërt me 11 pikë. /Telegrafi/