Telegrafi

Llapi fiton me goleadë ndaj Ulpianës

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Llapi ia ka shënuar gjashtë gola Ulpianës në ndeshjen e zhvilluar si mysafir në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Seria e golave filloi që në minutën e nëntë të takimit me golin e Valmir Veliut, ndërsa Bujar Idrizi e dyfishoi epërsinë duke realizuar me kokë (21’).

Arbnor Ramadani shënoi një tjetër gol pas gjysmë ore lojë (31’) dhe me avantazh prej tre golash përfundoi pjesa e parë.

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Me të filluar pjesa e dytë (46’) ishte sërish Valmir Veliu me golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij.

Kastriot Selmani e thelloi epërsinë e llapjanëve (58’), derisa Gentrit Begolli e vendosi rezultatin përfundimtar (86’).

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Me këtë fitore, Llapi qëndron në pozitën e shtatë në renditje me 12 pikë, dy më shumë se Feronikeli që ndodhet në zonën e rrezikut.

Ulpiana është fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara pas 10 javësh. /Telegrafi/