Java e nëntë në Ipko Superligën e Kosovës do të filloj ditën e sotme (e shtunë) me vetëm një ndeshje në program.
Do të jetë ky një duel i dy ekipeve bardhekaltër, që kanë objektiva krejtësisht të kundërta.
Llapi do të mirëpres në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ skuadrën e Ferizajt që nuk e ka nisur mirë këtë edicion.
Llapjanët në këtë takim vijnë pas një fitore të madhe në udhëtim te kampioni në fuqi Feronikeli 1-2.
Në anën tjetër i njëjtë rezultat ishte edhe në ndeshjen e fundit të Ferizajt, por që skuadra e Bekim Isufit pësoi para adhuruesve të veta nga Ballkani.
Ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina synon të marrë maksimumin e pikëve në këtë duel për të vazhduar garën për titullin e kampionit.
Në anën tjetër Bekim Isufi me skuadrën e tij udhëtojnë drejt Podujevës për të shkaktuar befasi. /Telegrafi/