Digitalb Kupa e Kosovës ka zhvilluar raundin e katërt të Kupës, ku pas ndeshjes janë mësuar edhe gjysmëfinalistët.
Në ndeshjen kryesore, Llapi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Trepcës ’89 në ‘Riza Lushta’ me rezultat 2-0.
Mirlind Daku dhe Ilir Blakqori ishin realizator të golave.
Prishtina me lehtësi ka mposhtur Kosovën e Prishtinës me rezultat 5-0, me golat e Bozhiviq, Januzit, Currit, Mankendas dhe Khalid Basid.
Drenica po ashtu e ka mposhtur me lehtësi Arbërinë me rezultat 7-1.
Drita me shumë mund e ka mposhtur Istogun 1-0 me golin e Haxhi Nezirajt, ndërsa Gjilani iu janë dashur 120 minuta që ta mposhtin Ballkanin me golin e Pelurat Hajdinit.
Vushtrria e ka mposhtur Lirinë pas penalltive, ndërsa Vëllaznimi ka fituar përballë Rahovecit 3-1.
Llapi, Prishtina, Drita, Gjilani, Vushtrria, Drenica dhe Vëllaznimi, kalojnë në çerekfinale.
Shorti hedhet të premtën në lokalet e FFK-së. /Telegrafi/
Rezultatet
Trepça ’89 – Llapi 0-2
Istogu – Drita 0-1
Prishtina – Kosova (P) 5-0
Vushtrria – Liria 1-1 (pas penalltive 5-4)
Ballkani – Gjilani 0-0 (pas vazhdimeve 0-1)
Drenica –Arbëria 7-1
Vëllaznimi – Rahoveci 3-1