Klubi nga Podujeva, Llapi ka njoftuar prishjen e marrëveshjes me konsensus me lojtarin e ardhur nga Shqipëria, Klodian Nuri.
Nuri erdhi para një muaji te Llapi, duke u proklamuar si lojtar me të ardhme të madhe dhe transferim i madh i klubit.
Por, lojtari nuk ka arritur të shijoj fanellën e llapjanëve për asnjë ndeshje.
Është vet klubi llapjan që ka njoftuar prishjen e marrëveshjes me konsensus me mesfushorin, i cili ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së moshave të Shqipërisë.
“Klubi njofton për ndërprerjen me konsensues të marrëveshjes me futbollistin Klodian Nuri”.
“Pas një diskutimi të përbashkët mes klubit dhe futbollistit, vendosëm që mos ta pengojmë futbollistin për arsye të tij personale i cili do ta vazhdoj karrierën diku tjetër”.
“Njëherit, pas përmbylljes së marrëveshjes së dyanshme, klubi falënderon Klodian Nurin për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/