Llapi ka arritur të shënojë fitore më lehtë se që është pritur me rezultat 4-0 si mysafirë i Lirisë.
Tahir Batatina i rikthyer në stolin e klubit llapjanas, pak bëri ndryshime nga formacionet e Xhengiz Rexhepit.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e vetëm të shënuar të Ahmed Januzit nga jashtë zone me një gjuajtje të fortë.
Në fundin e pjesës së dytë Llapi e shkatërroi totalisht Lirinë.
Januzi e shënoi golin e dytë personal në minutën e 76-të.
Pas tij shënuan edhe Selmani dhe Namani për ta dërguar rezultatin përfundimtar në 4-0.
Pas kësaj fitoreje Llapi ka 51 pikë dhe kalon në pozitën e dytë me katër pikë më pak se Feronikeli dhe një më shumë se Prishtina. /Telegrafi/