Llapi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-3 si mysafir i Besës në kuadër të xhiros së 33-të të Vala Superligë.
Ndeshja nisi me gol, pasi që Gentrit Begolli që në minutën e 20-të.
Pak minuta nga fundi i njëjti futbollist shënoi për 2-0.
Pjesa e dytë solli tre gola, me Mirlind Dakun që shënoi fillimisht nga pika e bardhë në minutën e 47-të.
Florent Qorraj arrtit ta zbus epërsinë në 3-1 në minutën e 70-të.
Por Daku nuk e kishte mbyllur me kaq pasi që shënoi edhe në minutën e 78-të.
Besa arriti të shënojë dy herë me kapitenin Fetim Kasapi.
Besa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, ndërsa e humbi edhe një penallti me Fatlum Gashin. /Telegrafi/