Site icon Telegrafi

Llapi e blindon Eminin me kontratë të re tre vjeçare

Llapi ka vazhduar në ndërtimin e ekipit për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Llapjanët kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me futbollistin, Benjamin Emini.

Mbrojtësi i djathtë ka rinovuar kontratën për tri vitet e ardhshme, deri më 2025, duke i qëndruar besnik Llapit.

Emini është lojtari me më së shumti paraqitje për skuadrën bardhekaltër, gjithsej 350 sosh.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Emini edhe tre vite me klubin e zemrës, Llapin 

Mbrojtësi i djathtë, Benjamin Emini ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025!

Futbollisti me më së shumti paraqitje tek Llapi, 350 gjithsej në të gjitha garat, Benjamin Emini do vazhdoj kontributin për klubin e zemrës edhe për tre vitet e ardhshme.

Emini nga viti 2009 asnjëherë nuk i ka ndërruar ngjyrat bardhekaltër dhe do vazhdoj t’i mbroj ato deri në vitin 2025.

Me rinovimin e kontratës me zv.kapitenin, Emini dhe futbollistët tjerë që bartën barrën kryesore këtë edicion, ekipi do përgatitet maksimalisht për të bërë më të mirën në garat evropiane dhe edicionin vijues të Superligës. /Telegrafi/

Exit mobile version