Llapi është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit kosovar.
Llapjanët që kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, tani kthehen të luajnë në Superligë, ku duan triumfin për t’iu shmangur rënies.
Në anën tjetër kampioni në fuqi i Kosovës, Drita kërkon tri pikët për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë.
Visar Kastrati do ta gjykojë këtë sfidë shumë interesante që pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Anthony Monin, Krasniqi, Peposhi, K.Shabani, Ramadani, Sadriu, Selmani, Januzi.
Drita: Maloku, Henry Onoka, Jamal, Limani, Blakçori, B.Shabani, Ahmeti, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Alidema.
/Telegrafi/