Java e 13-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme.
Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në qytetin e Podujevës, ku Llapi është nikoqir i Drenicës.
Llapi synon të rikthehet te fitoret pas dy disfatave radhazi, ku pësuan nga Gjilani në udhëtim 3-0 te Gjilani dhe 1-0 te Vushtrria.
Ndërkohë Drenica nuk di për humbje që pesë takime, ku ka marrë dy fitore radhazi dhe tri barazime.
Do të jetë një duel i dy trajnerëve emnak Tahir Batatinës dhe Tahir Lushtaku.
Sfida e parë e zhvilluar në Skenderaj në xhiron e dytë i takoi Drenicës që triumfoi me rezultat të thellë 3-0.
Kjo ndeshje do të startojë me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/