Llapi dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.
Llapjanët janë nikoqir të drenicasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Tahir Batatinës në këtë ndeshje me një formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdojë me fitore për t’u ngjitur në tabelë.
Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të tmerrshme me katër humbje radhazi dhe tani është momenti i fundit të rikthehen për të mbajtur shpresa për të mos rënë nga kategoria.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të vazhdojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Llapi: Avdyli; Maliqi, Neto, Krasniqi, Fernando; Stafa, Limani, Rivera; Alidema, Firmino, Progni;
Drenica: Gjoka; Lushtaku, Kuka, Veliqi, Hussein; Dervishaj, Thaqi; Yudi, Da Silva, Mëziu; Bintsouka;
/Telegrafi/