Llapi dhe Malisheva kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për rrethin e parë të garave evropiane.
Llapi do të luaj në raundin e parë të Ligës së Evropës, derisa Malisheva në rrethin e parë të Ligës së Konferencës.
Si llapjanët ashtu edhe malishevasit ndodhen në vazon e skuadrave jo favorite.
Skuadra e Tahir Batatinës do të mësoj kundërshtarin e raundit të parë nesër, derisa tanimë di emrat e pesë ekipeve të mundshme ku do të përballet me njërin prej tyre.
Kundërshtarët e mundshëm të Llapi: FC Sheriff Tiraspol, NK Maribor, FC Tobol, Wisła Kraków, Pafos FC, Paksi FC.
Ndërkohë Malisheva do të luaj për herë të parë në garat evropiane, derisa do ta nisë nga raundi i parë i Ligës së Konferencës.
Malishevasit mund të ndeshen me skuadrat shqiptare, pasi Shkëndija e Tetovës dhe Tirana janë në mesin e kundërshtarëve të mundshëm.
Kundërshtarët e mundshëm të Malishevës: KF Shkëndija, FK Budocnost Podgorica, Inter Club d’Escaldes, KF Tirana, La Fiorita 1967. /Telegrafi/