Llapi dhe Gjilani do të përballen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapajnët nuk është se po kalojnë nëpër një formë të mirë në BKT Superligën e Kosovës, pasi në tre takimet e fundit kanë dy barazime dhe një humbje.
Për një nuancë më mirë qëndron Gjilani, pasi në tre përballjet e fundit, ka marrë një fitore dhe dy barazime.
Por, si vendas – Llapi është vështirë për t’u mposhtur dhe do të jetë një ndeshje tejet interesante për t’u parë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Idrizi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Maliqi, Krasniqi, Shillova, Shabani, Neto.
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Prekzai, Halili, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Progni, Kelmendi, Blerim Krasniqi. /Telegrafi/