Llapi dhe Dukagjini do të luajnë sot (e mërkurë) ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Java e 12-të nuk u kompletua me ndeshje shkaku i ndeshjes së shtyrë mes Llapit dhe Dukagjinit.
Arsyeja e shtyrjes ishte pasi llapjanët u ndeshen me FC Kosova Zurich në kuadër të Superkupës Kosovë-Diasporë.
Megjithatë, tani i ka ardhur radha që Llapi ta luajë ndeshjen e mbetur me Dukagjinin.
Ky takim do të zhvillohet sot (e mërkurë) në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/