Llapi do ta pres Dukagjinin në “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat e nisën me humbje edicionin e ri, duke pësuar nga Drita dhe Malisheva.
Tahir Batatina për ndeshjen ndaj Dukagjinit ka vendosur të luajë me emra si Cobian e Hyseni në sulm, ndërsa mesfusha është më e ngjeshur.
Në anë tjetër Armend Dallku do të luajë me Zulfijin, Merlakun dhe Santon në sulm.
Ndeshja fillon në ora 17:00 dhe pritet ndeshje e fortë mes këtyre dy skuadrave.
Llapi: Avdyli, Jashari, Vokrri, Namani, Hyseni, Krasniqi, Ahmeti, Blakçori, Cobian, Musolli, Bekteshi.
Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Basri, Syla, Shala, Feka, Hugo, Shabani, Zulfiji, Santos, Merlaku.
/Telegrafi/