Telegrafi

Llapi dhe Drita në gjysmëfinale

Llapi ka mposhtur bindshëm Gjilanin në Merdarë 4-0, ndërsa Drita ka mposhtur si mysafirë Drenicën me rezultat 1-0.

Llapi është treguar spektakolar në ndeshjen kundër Gjilanit të Bybyl Sokoli duke fituar 4-0.

Kapiteni i Llapit Benajmin Emin e hapi ndeshjen me një gol nga pika e bardhë. Në minutën e 42-të
Llapi e arrin edhe golin e dytë. Edon Zeqiri shënon pasi që e kalon edhe portierin Donat Kaqiu.

Ne pjesën e dytë shënuan edhe Hamdi Namani dhe Enis Zabërgja për Llapin.

Drita pak para se të shkojë në vazhdime, arritën që me anë të kapitenit të tyre Xhevdet Shabani të shkruajnë emrin në gjysmëfinale.

89-shi nesër do të udhëtojë në Ferizaj për të kompletuar katër gjysmëfinalsitët. Mos të harrojmë që Prishtina është kualifikuar pa lojë. /Telegrafi/