Telegrafi

Llapi dhe Drita luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Llapi dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

‘Legjendat’ janë nikoqir të ‘Intelektualëve’ në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një seri prej tri ndeshjeve pa fitore dhe synon të shfrytëzoj terrenin vendas për t’i marrë tri pikët, pasi dëshiron të ngjitet në pozitat që e dërgojnë në garat evropiane.

Në anën tjetër, ekipi i trajnerit grek Akis Vavalis vjen nga dy fitore radhazi dhe dëshiron të tretën për të qëndruar në krye të tabelës, pasi në të kundërt mund t’ia rrëmbej Ballkani.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Avdyli; Milic, Alex Raoul, Neto, Fernando; Limani, Stafa, Rivera; Alidema, Firmino, Selimi;

Drita: Smakiqi; Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori; Broja, Jashari; Selmani, Baftiu, Kryeziu; Simonovski;

/Telegrafi/