Telegrafi

Llapi dhe Drita kërkojnë vetëm fitoren, formacionet zyrtare

Llapi është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy finalistët e Kupës së Kosovës kanë objektiva të ndryshme, me Llapin që kërkon një vend në Evropë dhe Dritën që synon ta rikthejë titullin e kampionit në Gjilan.

Vendasit vijnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, derisa Drita pas fitores nga Ferizaj.

Të besuarit e Tahir Batatinës shpresojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, në anën tjetër djelmoshat e Ardian Nuhiut kërkojnë ta përsëritin suksesin e 3 shtatorit ku mposhtën Llapin 4-0 në ndeshjen e rrethit të parë.

Tanimë dy trajnerët kanëpublikuar edhe formacionet zyrtare për këtë super derbi.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Idrizi, Neto, Fernandinho, Krasniqi, Shabani, Riera, Progni, Alidema, Fazliu.

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Limani, Balde, Blakçori, Broja, Namani, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.

/Telegrafi/