Llapi dhe Drita është kryendeshja e kësaj dite në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Llapjanët vijnë në këtë takim pas një ecurie fantastike prej tri fitoreve radhazi.
Në anën tjetër Drita i dha fund rezultateve negative dhe në mesjavë triumfoi 0-2 në udhëtim te Feronikeli.
Dy skuadrat synojnë që të vazhdojnë me fitore dhe do të përballen mes vete me fillim nga ora 13:00 në Merdare.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric; Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shillova, Peposhi, Rivera Davalos
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakcori, Broja, Namani, Zeka, Ajzeraj, Fazliu, Simonovski.
/Telegrafi/