Llapi dhe Drita kanë zhvilluar një ndeshje të bukur më shumë gola, por që në fund u mbyll 2-2.
Të dy skuadra ishin në epërsi nga një herë në këtë takim që fundi doli të jetë dramatik.
Llapi praktikisht e nisi ndeshjen ne gol, kur që në minutën e 5-të shënoi Kastriot Selmani me të majtën brenda zonës (1-0).
Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa pjesa e dytë doli të jetë e zjarrtë.
Ishte Liridon Leci që me një gjuajtje me kokë shënoi pas harkimit të Xhevdet Shabanit për 1-1.
Deri në fund skuadrat kishin raste por për ta parë folin e tretë u desh të pritet minuta e 87-të.
Gilberto Fortunato gjendet mirë në zonë dhe me qetësi shënon për 2-1 në të mirë të Dritës.
Kur pritej që Drita ta fitojë ndeshjen, njëjtë nuk mendoi Behar Maliqi që përfitoi nga një gabim i Darko Tofiloskit dhe shënoi për 2-2.
Drita aktualisht ka dhjetë pikë dhe është e dyta, ndërsa Llapi me tetë pikë mbetet në pjesën e epërme të renditjes. /Telegrafi/