Llapi dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.
Llapjanët e filluan më mirë ndeshje duke rrezikuar disa herë portën e skuadrës së Ismet Munishit, por u treguan të pasaktë.
Nga fundi i pjesës së parë, Ballkani filloi ta merrte vetën duke e rrezikuar portën e Llapit me anë të Arbër Hoxhës, mirëpo në zonën e rreptësisë nuk ishte askush për t’iu përgjigjur harkimit.
Pjesa e dytë filloi në të mirë të Llapit, mirëpo rastet e mira të krijuara nuk u konkretizuan me gol.
Në minutën e 64-të, Hoxha i Ballkanit kërkoi penallti për shkak të ndërhyrjes në të në zonën e rreptësisë, por kështu nuk mendoi edhe gjyqtari i ndeshjes.
Llapi arriti deri në fund të shënonte një gol që do u sillte tri pikë, mirëpo mbrojtja e Ballkanit ishte e vendosur mirë.
Pas javës së tretë në Superligë, Ballkani ka arkëtuar pesë pikë, ndërsa llapjanët kanë një më pak. /Telegrafi/