Telegrafi

Llapi dhe Ballkani ndahen në paqe në “Zahir Pajaziti” 

Llapi dhe Ballkani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Kosovës. 

Shiu që nuk u ndal për asnjë moment duket se i pagoi skuadrat të tregonin më të mirën në fushën e lojës, e cila po ashtu ishte rënduar. 

Llapi kishte një rast të mirë me Hmadi Namanin, por goditja me kokë e tij shkoi jashtë. 

Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë gjëra, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët. 

Ballkani dhe Llapi ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 14 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore