Telegrafi

Llapi dhe Ballkani duan vetëm fitore nga super ndeshje e javës, formacionet zyrtare

Llapi dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 14-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

“Legjendat” janë nikoqir të “Xhebrailave” në ndeshjen e cila mbyll javën e 14-të dhe pritet të zhvillohet në stadiumin e Merdarës me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje me formë të lartë me katër fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon tri pikët e radhës për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Bekim Isufit vjen nga një fitore e madhe ndaj Dritës në ndeshjen e fundit dhe synon tre pikët e radhës për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Avdyli; Idrizi, Krasniqi, Prençi, Peposhi; Shabani, Ramadani, Rivera; Maliqi, Shillova, Selmani;

Ballkani: Frashëri; Hoxha, Jashanica, Sinanil; Ar.Thaqi, Kuc, Korenica, As.Thaqi; Gripshi, Baftiu; Solomon; 

/Telegrafi/