Site icon Telegrafi

Llapi bëhet me trajner të ri, Shotani merr drejtimin e klubit

Skuadra e Llapit nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur zëvendësimin e Bylbyl Sokolit.

Pasi shkarkuan trajnerin e njohur rahovecian, Llapi e ka zëvendësuar atë me vushtrriasin Bekim Shotani.

Shotani këtë edicion e ka nisur në klubin e Ballkanit të Therandës por që u largua pas katër ndeshjeve.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Llapit pasi trajneri Shotani është prezantuar nga drejtori sportiv Tahir Batatina.

“Pas marrëveshjes në mes drejtuesve dhe trajnerit nga sot Bekim Shotani do ta udhëheq skuadrën në vazhdën e kampionatit”.

“Ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi, ndërsa sot Shotani iu bashkua futbollistëve në stërvitjen e parë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër.

Shotani do të debutojë me Llapin të dielën në ndeshjen ndaj Trepçës ’89. /Telegrafi/

Exit mobile version