Llapi ka pësuar humbje nga Ballkani para tifozëve të vet në Podujevë me rezultat minimal 1-0.
Sfida me pak tifozë të pranishëm në stadium u karakterizua me start të mirë nga vendasit.
Llapi kishte dominimin në sfidë dhe rastet, kurse Behar Maliqi qëlloi transverzalen në fund të takimit.
Në pjesën e dytë Llapi vazhdoi me sulme, kurse Ballkani mbrohej në formë mjaft të disiplinuar.
Në minutën e 70-të një gabim i mbrojtjes e lë në sitautë një me një Durim Gashin me portierin Afrim Ademi, ku më pas sulmuesi i Ballkanit e kaloi edhe portierin në mënyrë mjeshtërore për të shënuar për 1-0.
Deri në fund Llapi sulmoi duke kërkuar golin, por nuk arriti të reailzonte, madje rrezikoi të pranonte gol nga kundërsulmet.
Pas kësaj humbje, të dytën në shtëpi në tri të fundit të zhvilluara para publikut vendas, Llapi mbetet në kuotën e 23 pikëve, gjashtë pikë larg Feronikelit në pozitën e parë dhe një pikë larg Prishtinës që pret Trepçën 89′. Ndërkaq, Ballkani ka 18 pikë në pozitën e tetë në tabelë.
/Telegrafi/