Site icon Telegrafi

Llapi ankohet për ndarje të drejtësisë ndaj Ballkanit – kërkon mbledhje urgjente me klubet e Superligës

KF Llapi sot (e shtunë) përmes një komunikate zyrtare u ankua për ndarjen e drejtësisë në duelin që e zhvilluan ndaj Ballkanit.

Llapi pësoi humbje me rezultat 2-1 në Suharekë ndaj Ballkanit në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, nga Llapi pretendojnë se ata janë dëmtuar në tri raste të ndryshme nga gjyqtari i ndeshjes Mervan Bejtullahu i cili në këtë derbi ishte përgjegjës n♪7 dhomën e VAR-it.

Sipas tyre, këto vendime të marra nga gjyqtari Bejtullahu kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes.

Lexo po ashtu Ballkani kthehet te fitorja, mposht Llapin dhe thellon krizën e tyre

Për këtë arsye, ata kanë kërkuar një mbledhje urgjente me klubet tjera të Superligës së Kosovës së bashku me FFK-në për të diskutuar në gjetjen e një zgjidhje.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të KF Llapit sa i përket kësaj ndeshje./Telegrafi/

Exit mobile version