Vushtrria ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë përballë Dritës në stadiumin ‘Ferki Aliu’.
Por edhe përkundër paraqitjes së mirë, në fund vendasit pësuan humbje me rezultat 3-2.
Trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica ka folur pas ndeshjes duke thënë se janë dëmtuar nga gjyqtarët e ndeshjes, pasi i kanë dhënë leksion Dritës.
“Paraqitja e ndeshjes së sotme për dallim nga dy ndeshjet e kaluara ishte si nata me ditën. Sot, futbollistët tanë i dhanë leksion futbolli skuadrës së Dritës. Edhe pse jemi në fund të tabelës gjyqtarët duhet të na gjykojnë drejt, sidomos kur kemi të bëjmë me gjyqtarë të FIFA-s”.
“Ne nuk e meritojmë këtë, gjyqtarët duhet të jenë korrekt, nuk ka rëndësi se a janë futbollistë të Dritës, apo cilës skuadrës. Djersa jonë sot u hodh poshtë nga gjyqtarët e ndeshjes”, deklaroi Llapshtica për “Super Sport Kosova”.
“Ne kemi bërë një mrekulli. Nuk jemi shumë të komponuar dhe bëmë një paraqitje dinjitoze. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të dorëzohemi deri në atomin e fundit dhe ndeshjen e fundit”, përfundoi Fitim Llapshtica. /Telegrafi/