Site icon Telegrafi

Llamkosit i duhet një mbështetje shumë më e madhe

Mulaku tha se gjithë qyteti krenohet me ta dhe i uroj për shpalljen kampion për stinorin vjeshtor. “Subvencionet për sport në mandatin tim janë trefishuar. E di që kjo nuk është e mjaftueshme, por ne do të angazhohemi t’iu mbështesim edhe në të ardhmen. Brenda dy viteve do të rregullohen dy fushat e futbollit të vogël në Vushtrri”, deklaroi Mulaku.

Edhe nënkryetari i Komunës, Dibran Perçuku, i përgëzoj lojtarët vushtrrias për sukseset e treguara në stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar. “Për aq sa kemi mundësi, nuk do të ndalemi duke iu mbështetur. Vushtrria gjithmonë ka dhënë shumë sportistë dhe lirisht mund të themi se është vatër e futbollit të Kosovës”, tha Perçuku.

Zyrtarët e klubit kërkuan mbështetje edhe më të madhe të komunës. Ata treguan që harxhimet e klubit për një muaj janë 20 mijë euro dhe që nga klubi paguhen 40 persona, duke përfshirë lojtarët, trajnerët dhe stafin tjetër të klubit. Abdullah Kelmendi nga kryesia e klubit tha se me rritjen e rezultateve të klubit janë rritur synimet, por edhe shpenzimet dhe se klubi tani ka nevojë edhe për kushte shumë më të mira, e sidomos për stadium më të mirë. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version