Telegrafi

Llamkosi sjell edhe përforcimin e gjashtë

Skuadra nga Vushtrria po prinë deri më tani në tregun e transferimeve. Me rikthimin e Bajram Zuqakut, numri i përforcimeve të Llamkosit ka shkuar në gjashtë. Ky i fundit ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi.

Javë më parë kjo skuadër u përforcua edhe me Faton Zejnullahun, Labinot Osmanin, Faruk Statovcin, Festim Krasniqin e Semir Zenelin./Telegrafi/