Telegrafi

Llamkosi shitet për 400 mijë euro

Blerësi është i obliguar po ashtu të shlyej edhe një borxh të kësaj ndërmarrje, që është 10.3 milionë euro.

Fabrika e llamarinës, në vitin 2005 u privatizua nga kompania Kramikovtzi nga Bullgaria në vlerë pre 4.1 milionë euro, ndërsa premtoi të investojë edhe 15 milionë të tjera, gjë që nuk u bë.

Bashkë me Llamkosin, ditën e mërkurë AKP-ja shiti edhe 16 ndërmarrje tjera me një shumë totale prej 13 milionë euro. /Telegrafi/