Llamkos Kosova e ka rikthyer kreun e tabelës në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll pasi e mposhti fqinjin Trepça me rezultat minimal, 1-0, në një ndeshje interesante të zhvilluar në Vushtrri.
Bardh e kaltrit iu gëzuan fitores falë golit të shënuar nga Bashkim Shala në minutën e fundit të pjesës së parë. ‘Xehetarët’ po ashtu u treguan të rrezikshëm, por nuk ia dolën të shënonin dhe u kthyen në Mitrovicë duarthatë. Llamkosi tash gjendet i vetëm në krye me 24 pikë, dy më shumë se Ferizaj. /Express/Telegrafi/
Superliga – java 12
Ferizaj : Prishtina 1-0
e shtunë
Llamkos Kosova : Trepça 1-0
Drenica : Hajvalia 5-1
Fushë Kosova : Hysi 3-0
e diel
Besa -:- Drita, 14:00
Trepça’89 -:- Ferronikeli, 14:00