Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, derisa Drenica kaloi në epërsi me autogolin e Arbër Prekazit, i cili devijoj topin në portën e vetë në minutën e 32-të.
Ndërsa, rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin e pati Semir Zeneli në minutën e 40-të, por topin nga vija fatale e portës e largoi mbrojtësi Fisnik Lushtaku, i cili shpëtoi gol të sigurt.
Edhe në pjesën e dytë ekipet zhvilluan lojë të hapur, derisa Llamkos Kosova arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 85-të me golin e Semir Zenelit.
Pas këtij barazimi Llamkos Kosova ka përforcuar pozitën e parë me 29 pikë të tubuara, derisa Drenica është ngjitur në kuotën e 22 pikëve.
Ekipi kuqezi qe nënë takime radhazi nuk dinë për humbe. Ata kanë fituar pesë takime, derisa kanë barazuar katër here. /Express/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga, Xhiroja e 14-të:
E mërkurë
Besa-Trepça
Trepça’89-Prishtina
Fushë Kosova-Hajvalia
Feronikeli-Hysi
E enjte
Ferizaj-Drita