Të përkrahur nga tifozeria Forca, skuadra vushtrriase ka arkëtuar tre pikë të reja me golin e Valdrin Rashicës, i cili ka realizuar në minutën e 40-të nga gjuajtja e lirë.
Me këtë fitore Llamkos Kosova edhe më tej mbetet lideri i Superligës me 27 pikë të tubuara, kurse Trepça ’89 mbetet në kuotën e 17-të pikëve.
Drita-Fushë Kosova 5:2
Edhe pse pa trajnerin Milaim Zuzaku, i cili ka dhënë dorëheqje, Drita ka shënuar fitore të thellë ndaj Fushë Kosovës me rezultat 5:2.
Ekipi vendas në pjesën e parë ishte i pandalshëm duke realizuar katër gola nëpërmjet Gjevdet Shabanit (15), Shqipërim Kelmendit (30), Florim Berishës (40) dhe Vëllaznim Jasharit (44).
Ndërsa ekipi i Fushë Kosovës krejt çka arriti në pjesën e parë ishte goli i realizuar nga Muhabi Bushi në minutën e 45-të me një goditje nga distanca.
Kurse, pjesa e dytë ishte më e qetë pasi u realizuan vetëm dy gola. Dy minuta pa përfunduar takimi Xhevdet Shabani ka realizuar për rezultatin 5:1, derisa në fund të takimit Burim Shabani ka zvogëluar epërsinë në 5:2.
Me këtë fitore Drita ka tubuar 16-të pikë, derisa Fushë Kosova ka mbetur në kuotën e 11-të pikëve.
Trepça-Drenica 2:2
Drenica nuk ka të ndalur. Ekipi kuqezi ka arritur ta nxjerrë një pikë në Mitrovicë, edhe pse ishte duke humbur me rezultat 2:0 nga Trepça.
Ekipi gjelbër e zi e ka nisur mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 11-të me golin e Daut Maxhunit.
Pas golit të pësuar ekipi i Drenicës ka provuar ta gjej golin e barazimit, por një gjë të tillë nuk e kanë arritur përkundër rasteve.
Ndërsa, edhe pjesën e dytë Trepça e ka nisur mirë. Kështu, në minutën e 59-të sërish ishte Daut Maxhuni i cili realizoi për 2:0.
Por, pavarësisht kësaj Drenica nuk u dorëzuar. Kuqezinjtë në minutën e 73-të zvogëluan epërsinë në 2:1 me golin e realizuar nga Qemal Elshani, derisa disa minuta më vonë barazuan rezultatin në 2:2 me golin e Ismet Cakës.
Hajvalia-Besa 0:2
Hajvalia ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi. Ata janë mposhtur në shtëpi nga skuadra e Besës me rezultat 0:2.
Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, derisa në pjesë lojën e dytë ekipi pejan shënoi dy here.
Golin e epërsisë e realizoi Ilir Nallbani në minutën e 63-të me një gold të bukur nga distanca. Kurse epërsin në 2:0 e shtoi Jusuf Shabotiq në minutën e 72-të.
Me këtë fitore skuadra e Besës ka tubuar 19-të pikë, derisa Hajvalia ka mbetur në kuotën 14-të pikëve. /Express/Telegrafi/
Të enjten takohen:
Prishtina-Ferronikeli 14:00