Ai gjatë vjeshtës mbrojti ngjyrat e Hajvalisë skuadër kjo më të cilën është ndarë këto ditë dhe është lojtar i lirë.
“Kam disa oferta, por ende nuk kam vendosur se ku do të përqendrohen, janë disa skuadra të kreut që kanë shprehur interesim”, tha Hashani, duke mos përmendur emra, megjithatë gazeta ka mësuar se shërbimet e tij i dëshirojnë dy skuadrat që aktualisht i prijnë superligës së Kosovës, Llamkos Kosova e Ferizaj.
Gjithsesi, Hashani nuk e përjashton mundësinë as të kthimit në ish-skuadër, pasi që ditëve të fundit ka pasur kontakt edhe më ta.
“Pas marrjes së postit të drejtorit të Xhavit Pacollit skuadra më ka kontaktuar dhe mbetet që këto ditë të takohem edhe me ta dhe të vendosim”, tha Hashani. /Zëri/Telegrafi/