Site icon Telegrafi

Llamkosi “5-she n’kajmak” Istogut, Hajvalia mposht Vëllaznimin

Skuadra e Ismet Munishit e ka demoluar Istogun duke e mposhtur bindshëm prej 5-0, të dielën në “Ferki Aliu”.

Vushtrriasit gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë ekip dominuese kundër mysafirëve dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota në këtë sfidë.

Fitores bindëse ka arritur edhe Ferizaj që në shtëpi të vet mundi Drenicën me rezultat 3-1.

Ndërkohë, fitores i është gëzuar edhe Hajvalia, e cila në udhëtim “shtangu” Vëllaznimin duke e mundur me rezultat 0-1. Në një ndeshje të nivelit mesatare, por me iniciativën e vendësve, megjithatë, mysafirët u rikthyen me gjah të plotë me golin e Zenelit në minutën e 49-të.

Pikët e Plota në këtë xhiro i ka arkëtuar edhe Trepça që në “Adem Jashari” mundi Dritën me rezultat 2-1. Binaki (56) dhe Hajdari (70) shënuan nga një gol për fitoren e “xehetarëve”, kurse Kelmendi (74). /KP/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e tretë:

Rezultatet
Vëllaznimi – Hajvalia 0-1
Llamkos Kosova – Istogu 5-0
Trepҫa – Drita 2-1
Ferizaj – Drenica 3-1

Dje
Prishtina-Trepça ’89 0-0
Ferronikeli-Besa 2-1 

Exit mobile version