Telegrafi

Llamkos në gjykatë

“Mutafqi Dragon Group”, konsideron se janë bërë dallavere për largimin e tyre nga lista për blerjen e kësaj ndërmarrjeje. Sipas zyrtarëve të kompanisë turke, Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka shkelur rregullat e veta me vendimin e fundit për shitjen e ndërmarrjes për përpunimin e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, shkruan Express.

Saktësisht, me vendimin e fundit të bordit të AKP’së kjo ndërmarrje ka rënë në duart e kompanisë angleze “Coresteel”, e cila ishte e treta për nga çmimi, gjatë ceremonisë së hapjes së ofertave për privatizimin e saj. AKP’ja e kishte shpallur fitues të përkohshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje kompaninë turke “Mutafqi Dragon Group”. Por, tani, sipas vlerësimit të bordit të Agjencisë, oferta e kompanisë angleze ka qenë më e kompletuara nga ofertat e ofertuesve të tjerë. E kjo, sipas tyre, ka bërë që anglezët të shpallen fitues të tenderit.

Por, zyrtarë të kompanisë turke kanë thënë se ky vendim është në kundërshtim me të gjitha rregullat që i ka nxjerrë dhe aprovuar bordi i AKP’së. /Telegrafi/